SHBA

Aktori i njohur amerikan Tommy “Tiny” Lister, ish-mundës, ka vdekur në moshën 62 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga menaxherja e tij, Cindy Coëan e cila tha se trupi i pajetë i Lister u gjet në shtëpinë e tij në Kaliforni, të enjten pasdite.

Ajo tha se aktori ishte shëruar nga COVID-19 para disa kohesh, por kishte qenë keq rreth një javë më parë ku kishte shfaqi probleme me frymëmarrjen.
Njerëz të afërt të aktorit dyshojnë se ai ka humbur jetën nga COVID-19, dhe kjo do të thotë se atij i ishte rikthyer koronavirusi.

Ylli i “Friday”, Cindy Cowan, tha për TMZ se “Tiny” u testua pozitiv për COVID-19 rreth 4 muaj më parë. Por më 3 dhjetor, teksa ajo e priste Tommy në shtëpinë e saj, ai e telefonoi dhe i shprehu shqetësimin se po ndjente përsëri simptomat e njëjta të COVID-19.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: