Kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut, Park Won-soon është gjetur i pajetë ditën e sotme, ndërkohë që ai rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Mediat e huaja raportojnë se ai është gjetur në Bugak, në pjesën veriore të Seulit, në afërsi të vendi ku sinjali i telefonit të tij ishte detektuar nga policia gjatë kërkimit. Ka qenë vajza e tij ajo që dha alarmin në polici, pasi nuk po kontaktonte dot me të atin.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: