Kapet në Kakavijë një shtetas i huaj i shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro një qytetari nëpërmjet mashtrimit.

Bëhet me dije se gjithashtu janë sekuestruar edhe 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

NJOFTIMI:

Kakavijë, Gjirokastër/Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të kaluar drejt Greqisë, 41-vjeçari (shtetas i huaj).

Sekuestrohen 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Sekuestrohen edhe dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin J. S., 41 vjeç, lindur në Honduras dhe rezident në Gjermani. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi nga verifikimet ka rezultuar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, sepse në Tiranë, i ka marrë një shtetasi kosovar, shumën 9000 euro, duke e mashtruar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.

Në vijim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. S., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Shtetasi J. S. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: