Autoritetet policore në qytetin e Parmës në Itali kanë arrestuar një 20-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani gjatë një kontrolli rutinë.

Mësohet se i riu që kishte disa dosje në polici, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia gjermane për plagosje të rëndë dhe tentativë vrasjeje.

Sipas mediave të huaja ai është shoqëruar në burgun e Parmës, ku më pas do të procedohet nga drejtësia për të vuajtur dënimin prej 10 vitesh për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: