TIRANË

Është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mustafa Lita” në Tiranë një burrë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin L. L., i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të
ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb