Policia e Lezhës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për ndërtim pa leje në bregdet.

Në pranga ka rënë shtetasi A. N., banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.

Sipas uniformave blu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb