BILISHT

Policia e Korçës ka vendosur në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Arrestimi i tij është bërë në Bilisht, raportojnë uniformat blu. Më tej, thuhet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte caktuar masën e “arrestimit me burg” për burrin. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Korçë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 48-vjeçari, në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Bilisht.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 23.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb