KUKES– Një 26-vjeçar nga Kosova ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime nga policia e Kukësit bënë me dije se pas hekurave përfundoi Kushtrim Dragusha (Marku), 26 vjeç, banues në Prishtinë.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas “i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Autoritetet Gjermane.
Ndaj të riut Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar Urdhrin e Arrestit nr. 50 Gs 16/16, datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman, ndërsa maksimumi i dënimit është 10 vjet burg. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
(ed.me/BalkanWeb)