Pak orë më parë në media u përfol se Milot Rashica ishte shumë pranë kalimit te Ajax, por nga raportimet e fundit duket se situata ka ndryshuar plotësisht.

Anësori shqiptar që luan për Kosovën ka kryer vizitat mjekësore me gjermanët e Ëerder Bremen dhe shumë shpejt pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë. Për 21-vjeçarin skuadra e “Bundesligës” mendohet se do t’i paguajë Vitesse-s një shumë prej 5-10 mln eurosh.

Për të mbyllur këtë transferim ka ndikuar shumë ish-futbollisti i Kombëtares dhe njëkohësisht agjenti i lojtarit, Altin Lala.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb