RUSI

Në konferncën e përbashkët për mediat, me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, kryeministri Edi Rama vuri theksin në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

I pranishëm në Rusi, në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE, Rama tha solli në vëmendje vizitën në zonën e konfliktit në Ukrainë, ndërsa shprehu bindjen se

“Më lini që së pari të shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimet e sinqerta. Më lini  t’ju them që është kaq kënaqësi që flas në një enciklopedi të gjallë të punëve të jashtë të Rusisë. Më lini të theksoj që si kryetar i radhës i OSBE, unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm. Dhe siç Lavrov theksoi dhe siç ne e dimë prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit. Në këtë frymë ne trajtuam me ministrin një sërë çështjesh që ndikojnë në sigurinë e rajonit tonë. Është më e lehtë ta thuash se ta bësh, kur i kalon të gjitha cështjet, e lehtë të thuash na duhet bashkëpunim, por nuk është e lehtë ta shohësh të realiziohet sidoqoftë na duhet përpjekje për tu përmbajtur e për të zbatuar përpjekjet tonë.

Nevojën për të bërë një dallim për njerëzit. Ndërsa marrëveshjet janë të pranishme për t’u diskutuar e pranuar njerëzve u duhet të jetojnë, dhe ajo çfarë kam parë në zonën e konfliktit ishte asgjë më pak se sa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh për apokalipsin. Kriza në Ukrainë, është sifda më e ngushtme e sigurisë në Evropë, dhe zgjidhja e saj është përparësia jonë.

Vizita ime në Ukrainë, dëshmon rëndësinë që i kushtojmë kësaj cështjeje. Do mbështesim gjithë përpjekjet për zgjidhje edhe pse kemi parë disa përparime. Ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e njerëzve. Më lini të them, ne mbështesim plotësisht marrëveshjet e Minskut, pa ‘por’ apo ‘po’, është thelbësor për të ecur përpara.

Gjithashtu mirëpresim përfundimet e samitit të Parisit. Presim perpjekje serioze e zbatim të plotë për atë që është rënë dakord në samit. Misionit i duhet dhënë mbështetja e nevojshme. Rusia është format kyç në zonat e konfliktit, besoj se mund të përdorë ndikimine  saj për të na cuar më pranë paqes. Dhe sigurisht shpresoj fort se do ta bëjë këtë. “ u shpreh Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb