Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë, kanë lënë shumë pasoja dhe histori të trishta për ata që e përjetuan.

Historia e Ismael Alrajn, babait të Mustafait nga spitali al-Dana, në Siri është mjaft prekëse. Ai ka përshkuar momentet e frikshme gjatë tërmetit dhe gjendjen e djalit të tij.

“Ishte si një skenar i fundit të botës. Sa vinte dhe më i fortë bëhej tërmeti. . Hyrja e spitalit, e cila ishte prej xhami, filloi të thyhej. Mendova si do shpëtoj Më pas pash Mustafain duke vrapuar dhe duke qarë. Ai kishte nxjerrë pikon e tij dhe gjaku filloi ti rridhte nga krahu”, tha Ismael Alrajn në një bisedë telefonike.

Siri
Siri

Për shkak të ndërprerjes së energjisë eklektike, nuk mund të thërrisnim as njësitë e mbrojtjes civile, ka shtuar më tej Alrajn.

Al-Dana është një qytet afër Turqisë. Të vetmet reaguese ndaj ngjarjeve të tilla është mbrojtja civile, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur që ato të mund të merrnin të gjithë të prekurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: