E ftuar në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, gazetarja Blerina Hamzollari ka folur për përvojën e saj si nënë e dy fëmijëve me 18 vite diferencë. Ajo kujton vitet e para kur erdhi nga Skrapari në Tiranë me vajzën e vogël Elisën dhe u prit nga familja e xhaxhait e kështu jeta e saj merr një rrjedhë tjetër. Me shumë mund, një nënë e bashkëshorte e re, vijon studimet dhe punën në media.

Hamzollari thotë se është rritur bashkë me vajzën e saj, e shton se e kishte mësuar që t’i shkruante çdo ditë një letër ku do i tregonte se çfarë do bënte gjithë ditën dhe e bija i “kërkonte llogari” për agjendën. Pas 18 vitesh, kur Elisa studion e jeton në Itali, mrekullisht Blerina i jep familjes lajmin e mirë se priste një fëmijë tjetër. E pyetur nga Lahe si ishte kjo përvojë, Hamzollari thotë se ishte si ta fillonte gjithçka nga e para. Në një video-mesazh nga Italia, e bija Elisa flet për lidhjen e fortë që ka të vëllain Kevin. Hamzollari është e impenjuar në të përditshmen e saj si juriste, gazetare e nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: