Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi, tregoi në një lidhje me “Skype” në News24 emocionet e veçanta që i ka dhuruar kënga e realizuar me të madhin Luan Zhegu, në këto javë të vështira të përballjes me koronavirusin.

Mariza tha se kjo ka qenë një surprizë shumë e bukur për të, të shifte Luan Zhegun duke kënduar, së bashku me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

“Për mua ka qenë shumë surprizë, kur kam parë Luan Zhegun, teksa këndonte, fëmijët e shtëpisë “Zyber Halllulli”, gjithcka ka qenë surprizë. Ishte një surprizë e bukur. Kënga u realizua nga shtëpitë tona”, tha këngëtarja.

Mariza Ikonomi dhe Luan Zhegu realizuan duetin virtual nën tingujt dhe vargjet e “Si zogj në cicërima”, duke përfshirë edhe fëmijët e “Zyber Hallullit”. Kjo këngë erdhi si një mesazh për t’iu kujtuar të gjithë shqiptarëve se sa e çmuar është shtëpia, qyteti dhe kujtimet e fëmijërisë, veçanërisht këto ditë kur duhet t’i japim shpresë njëri-tjetrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb