Mjaftoi humbja e dytë sezonale në Bundesligë dhe te Bayern Munchen menjëherë ka tension. Trajneri Nagelsmann nuk e mori shumë mirë vendimin për kartonin e kuq ndaj Dayot Upamecano në fillim të ndeshjes.

Një episod, i cili, në sytë e trajnerit, kompromentoi shanset për të fituar ndaj Gladbach (humbje 3-2). Bayern Munich ra në fushën e Mönchengladbach në Bundesliga, tri ditë pasi fitoi ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League kundër Paris Saint Germain.

Humbje e papritur dhe e ardhur pas vendimit të Ëelz-it, që në fillim të ndeshjes i la kampionët e Gjermanisë me dhjetë lojtarë, me bavarezët që kishin arritur të qëndronin në lojë, por pjesa e dytë ishte fatale për ta.

“Ky ishte një vendim m*ti. Nuk mund ta kuptoj, mendoj se ishte një tallje. Askush nuk mund të më bëjë të besoj se ai faull vlen një karton i kuq. Është një vendim absurd” – u shpreh numri një i stolit bavarez.

Është “vetëm” humbja e dytë e sezonit e Bayern Munich në kampionat, por vjen në një kontekst tensionesh të forta të brendshme. Dhoma e zhveshjes bavareze tashmë ishte ndarë pas deklaratave të Neuer. I kundërshtuar edhe nga disa lojtarë të tij, fati i Nagelsmann mund të vendoset nga Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb