Auron Tare, themeluesi i Parkut Kombëtar të Butrintit ka rikthyer edhe njëherë ngjarjen e 19 viteve më parë kur në Butrint u rikthye busti i Agripes, i cili ishte vjedhur në vitin 1991 dhe ndodhej në Greqi.

“Rikthimi i Agripes ne Butrint Maj 2003.  Fale perpjekjeve te shumta te Ministres se Kultures Arta Dade dhe negociatave me Qeverine Greke e cila mbante 3 Buste te vjedhura ne Butrint ne 1991 u be e mundur qe keto buste te riktheheshin ne shtepi. E kujtojme kete ngjarje si nje perpjekje teresisht e autoriteteve shqiptare per te rikthyer trashegimine e vjedhur ne Butrint pas renies se komunizmit”, shkruan Tare.

Busti
Busti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb