Një tjetër viktimë mes atyre që dokumentojnë luftë në Ukrainë. Fotoreporteri ukrainas Maxim Levin u gjet i vdekur, raporton Ukrainska Pravda.

Kështu bëhet e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme, njofton Instituti për Media.

“Trupi i gazetarit u gjet në fshatin Huta Mezhyhirska, rrethi Vyshhorod. Sipas informacioneve paraprake, Maxim Levin i paarmatosur u vra nga ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse në dy të shtëna me armë të lehta”, thuhet në deklaratë.

Policia gjeti trupin e një fotoreporteri më 1 prill.
Prokuroria e Rrethit Vyshhorod po zhvillon procedim penal për shkelje të ligjeve të luftës (neni 438 i Kodit Penal të Ukrainës).

Sipas LB.ua, ku Max punoi për një kohë të gjatë, ai dhe Alexei Chernyshov, një ushtarak dhe ish-fotograf, shkuan për të dokumentuar pasojat e agresionit rus. Fati i Oleksiy Chernyshov aktualisht nuk dihet.

Levin, 40 vjeç, i cili kishte punuar për disa gazeta ndërkombëtare, duke përfshirë AP dhe Reuters, ishte zhdukur që nga 13 marsi nga vija e frontit pranë Kievit, në rrethin Vyshhorod ku luftimet po rifillonin. Max Levin ka katër djem të mitur, një grua dhe prindër të moshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb