Autoritetet në ishullin e njohur turistik spanjoll të Ibizas po përdorin spiunë të huaj për t’u infiltruar në festat ilegale, ku rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi mund të shkelen.

“Projekti filloi disa ditë më parë dhe është planifikuar të zgjasë deri në fund të gushtit, por edhe mund të zgjatet”, tha zëdhënësi i bashkisë së ishullit, Armando Tur.

Autoritetet, në konsultim me policinë lokale, kanë punësuar një kompani detektivësh, e cila nga ana e saj ka punësuar shumë profesionistë të pavarur.

”Këta agjentë të fshehtë janë kryesisht të huaj midis moshës 30 dhe 40 vjeç, me fuqi blerëse të mesme dhe të lartë, sepse këto janë karakteristikat kryesore të atyre që marrin pjesë në ngjarje të tilla”, shpjegoi Tur.

Festat ilegale ndonjëherë kanë tarifa hyrëse prej më shumë se 100 euro (118 dollarë).

Në disa raste, marrin pjesë më shumë se 500 persona.

Policia nuk ka personel të mjaftueshëm dhe në çdo rast, festat ilegale pothuajse gjithmonë zhvillohen në apartamente ose shtëpi private.

Në Spanjë, policia nuk lejohet të hyjë me forcë në pronën private thjesht sepse po zhvillohet një festë.

Kohët e fundit Ibiza dhe ishujt e tjerë të Baleareve kishin nivelet më të larta të koronavirusit në Spanjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb