TIRANE- Në prag të çeljes së sezonit veror, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit.

Ministrja Milva Ekonomi tha se një nga kushtet që turistët kanë pasur vazhdimisht në vëmendjen e tyre, ka qenë siguria, dhe kjo tashmë mundësohet nga FA.

Nga ana e saj, ministrja Kodheli e konsideroi turizmin si një degë shumë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, dhe për këtë shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion të turistëve, asetet e Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhen në vendet turistike.

Turistët lejohet të kryejnë vizita turistike në ishullin e Sazanit, i cili është pronë në përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë sezonit turistik veror në periudhën 1 maj 2017 deri më 31 tetor 2017. Marrëveshja përcakton gjithashtu edhe orarin dhe zonat që mund të vizitohen në këtë ishull.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb