KOLUMBI – Një ishull i vogël në Kolumbi mund të konsiderohet si vendi me popullsinë më të dendur në botë. Në ishullin Santa Cruz del Islote, me sipërfaqe rreth 12 mijë metër/katror banojnë 1200 persona. Dendësia e popullsisë në këtë zonë të Kolumbisë lidhet me faktin se aty nuk ka mushkonja. Në ishull janë ndërtuar 90 apartamente, dy dyqane, një restorant dhe një shkollë. Por sipërfaqja është aq e vogël sa disa godina janë ndërtuar mbi ujë. E vetmja hapësirë e lirë në ishull është një shesh i vogël. Banorët e përshkruajnë ishullin si një parajsë të vogël, pavarësisht mangësive me të cilat përballen çdo ditë. Në ishull nuk ka mjek, as varrezë, ndërsa energjia elektrike prodhohet nga një gjenerator që funksionon vetëm 5 orë në ditë. Por në këtë zonë nuk ka kriminalitet dhe banorët jetojnë të qetë, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit ku lufta mes bandave të narkotrafikantëve shkakton çdo ditë dhunë dhe dhimbje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: