Situata mes Kinës dhe Tajvanit vijon të jetë e tensionuar. Së fundmi ka reaguar edhe një prej miliarderëve tajvanez, Robert Cao.

Ai ka paralajmëruar se është gati të paguajë për stërvitjen e një ushtrie për të mbrojtur Tajvanin nga Kina.

Cao është një sipërmarrës i njohur, miliarderi 75-vjeçar tani është i vendosur të ndërtojë një ushtri që do t’i bëjë të qartë Pekinit se Tajvani ka klientë të pasur që nuk do të lejojnë që ishulli të bëhet një Hong Kong tjetër.

Në fjalimin e tij për krijimin e një ushtrie vullnetare tajvaneze për t’u mbrojtur kundër pretendimeve kineze, Cao njoftoi se ishte kthyer në ishullin e tij të lindjes.

Por ai shkoi një hap më tej dhe tha se po jepte ekuivalentin e 96 milionë eurove për të trajnuar “luftëtarët qytetarë” të Tajvanit, për t’u kthyer në mbrojtës në rast të një pushtimi kinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: