IRAK – Luftëtarët e ISIS kanë ekzekutuar 19 vajza, pasi refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me ta.
Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar kurd, i cili tha se vajzat mbaheshin në Mosul të Irakut, vend të cilin grupi terrorist e ka uzurpuar në qershor të vitit të kaluar. Ndërkohë nuk është ende e qartë nëse 19 femrat e ekzekutuara janë të komunitetit Yazidi ose jo.
“Ato janë dënuar me vdekje pasi refuzuan që të marrin pjesë në praktikat seksuale të xhihadit”, -tha një zëdhënës për partinë e Demokratëve Kurdë, në Mosul.
Ndërkohë, një i dërguar i OKB-së, i cili është duke hetuar tregtinë e turpshme të Shtetit Islamik, bëri të ditur se vajzat shiten dhe mund të blihen nga gjashtë burra të ndryshëm.
Sipas Dailymail, një dokument tjetër tregon se si ekstremistët shesin gratë nga komunitetit Yazidi, e po ashtu edhe gratë e krishtera së bashku me fëmijët që ata i kanë rrëmbyer.
Skllavet e seksit të ISIS-it, të cilat kanë mundur të arratisen, kanë rrëfyer se si janë detyruar të martohen më ushtarët që i keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht, duke abuzuar me to edhe seksualisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: