SIRI- ISIS nuk kursen askënd. Së fundmi militantët e ISIS i kanë prerë kokën një prestigjiatori i cili argëtonte njerëzit në rrugët e kryeqytetit të vetëshpallur të Shtetit Islamik, Raqqa në Siri.

Prestigjiatorit iu pre koka ne publik në një prej shesheve kryesore të mbipopulluara nën akuzën se kishte fyer Allahun me iluzionet dhe falsitetin që ai krijonte.

Performuesi i talentuar, i pëlqyer sidomos nga fëmijët, është tërhequr zvarrë nga militantët e ISIS.

Një aktivist lokal, i cili ndodhet aktualisht në Turqi deklaroi për Daily Mirror se vrasja e magjistarit është një shembull i barbarizmit që përfaqëson ISIS.

Raqqa njëherë e një kohë ishte një nga qytetet më liberale të Sirisë ku fe dhe besime të ndryshme bashkëjetonin në harmoni. Tani edhe berberët janë ndaluar, pasi burrave nuk u lejohet më prerja e mjekrës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: