ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në trenin e St.Gallen të Zvicrës. Sipas kësaj organizate, sulmuesi është 17-vjeçari Muhamed Riad, të cilit i ishte ngarkuar sulmi.
Një numër i madh i personelit dhe policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë prokurorë, policë, zjarrfikës, ambulanca dhe tre helikopterë.
Stacioni “Salez” aktualisht është mbyllur. Prokurorët e St.Gallen kanë hapur një hetim për rastin.
Ndërkohë në mesin e të plagosurve përveç një fëmije, janë edhe një vajzë dhe një djalë të moshës 17 vjeçare, dy gra të moshave 34 dhe 43, dhe një burrë rreth të 50-ave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: