Një shpërthim i ISIS-it në Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në atë që konsiderohet si sulmi i parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.

Sipas “Daily Mail”, tri shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për shenjestër automjetet e talibanëve.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët, shkruan Daily Mail.

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: