Militantët e Shtetit Islamik, ISIS nuk kursejnë as fëmijët në masakrat e tyre. I djegin, kryqëzojnë, i shesin si skllave seksi apo i përdorin si mburoja në luftë. Ky është një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Fëmijët që përdoren për të tilla masakrime janë të komunitetit Yazidi, të krishterë por dhe Shiits dhe Sunnis.
Fatkeq është cdo fëmijë në zonat e luftës ku ISIS po bën terror.
Terroristët shumë fëmijë i vrasin me prerje kokash, i varrosin të gjallë në dhe, por dhe si kamikazë.
Ndërsa një pjesë e fëmijëve të rrëmbyer përdoren si mburojë kur terroristët sulmohen nga kundërshtarët e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve, sipas OKB, pasi rrëmbehen, shiten edhe si skllevër seksi.
“Jemi shumë të shqetësuar për torturat dhe vrasjen e këtyre fëmijëve. Shumica prej tyre i përkasin pakicave të besimit”, thotë Renate Winter, anëtare e kësaj Organizate.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb