TUNIZI/KUVAJT- Terroristët e ISIS nuk kanë të ndalur. Mediat botërore raportojnë sot për dy sulme të tjera, në Kuvajt e Tunizi, përveç atij në një fabrikë gazi në Francë.

Raportohet se një person ka hapur zjarr ndaj pushuesve në të paktën dy resorte turistike në Sousse, të Tunizisë, duke lënë të vrarë 27 persona. Njëri prej resorteve të sulmuara ka qënë Hotel Imperial Marhaba. Mediat thonë se nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, atentatori u vra.

Mes viktimave raportohet se kishte turistë anglezë dhe gjermanë.

Ndërkaq rebelët e ISIS në Kuvjat kanë qëlluar në një xhami shiite, duke vrarë edhe atje 13 persona. Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së xhumasë, ndërsa përgjegjësinë për të e ka marrë grupi i Shtetit Islamik (IS).

Burimet mjekësore kanë thënë se së paku 13 njerëz janë vrarë nga shpërthimi. Agjencia zyrtare e lajmeve KUNA ka raportuar për disa “të vrarë dhe të plagosur”, por nuk ka dhënë detaje.

Një deklaratë e grupit të Shtetit Islamik në mediat sociale e ka identifikuar sulmesin si Abu Suleiman al-Muwahed dhe ka thënë se shënjestër e sulmit ka qenë “tempulli i të pafeve” – një term që IS-i e përdor për myslimanët shiitë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: