BEJRUT-Për herë të dytë brenda javës, ISIS-i njoftoi se kishte rrëzuar një tjetër avion të koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin amerikan, që mbështetet edhe nga Rusia dhe Irani, duke shtuar se kishte arritur të kapte rob edhe pilotin e avionit të sipërcituar.
Pas rastit të pilotit jordanez të kapur rob në prag të Krishtlindjeve, në veri të Sirisë, fatin e të cilit e ka mbështjellë misteri, njoftimin e shpërndarë nga një radio e ISIS-it e ka amplifikuar televizioni panarab, Al Jazeera.

Rrëzimi i këtij avioni nuk është konfirmuar dhe as përgënjeshtruar as nga qeveria irakiane dhe as nga Komanda Qendrore amerikane, që koordinon sulmet e koalicionit ndërkombëtar.

”Rrëzimi i avionit ndodhi 80 kilometra në veri të Bagdadit, pranë qytetit të Baladit”, tha radioja e ISIS-it, me qendër në Mosul.

ISIS-i shton se piloti është kapur rob. Megjithatë, ai nuk jep detaje për operacionin e rrëzimit të avionit, për gjeneralitetet e pilotit apo për kombësinë e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: