https://www.youtube.com/watch?v=nDH0CR_KMe8&feature=youtu.be
IRAK – Xhihadistët e Shtetit Islamik, ISIS, kanë publikuar në internet një tjetër video shokuese, ku një fëmijë 10-vjeçar qëllon me pistoletë dy pengje të lidhur dhe të ulur në gjunjë përpara tij. Mësohet se pengjet janë dy kaukazë të akuzuar si spiunë të Rusisë. Përpara se të qëllohen nga 10-vjeçari, pengjet pranojnë se janë agjentë të shërbimeve sekrete rusë, të infiltruar mes xhihadistëve. Videoja mbyllet me ekzaltimin e të voglit që thotë: “Vrava të pafetë, do të bëhem një luftëtar”. Protagonistët e ekzekutimit, mendohet se janë pjesëtarë të “kolonisë” çeçene, shumë aktivë me ISIS.

“ISIS ka arritur një nivel të ri të shthurjes morale, duke përdorur një fëmijë për të ekzekutuar pengjet e tij.”- deklaroi Rita Katz, drejtoresha e agjencisë së monitorimit të ekstremizmit islamik në web.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: