Shteti Islamik trondit sërish me një video të publikuar në rrjetet sociale. Në pamjet në fjalë shfaqet një fëmijë i mitur, 3-4, ku me një armë në dorë, merr ‘mësime’ se si të qëllojë në shenjë një peng.

‘Daily Mail’ shkruan se fëmija ecën mes një zone me topa plastikë të copëtuar, për të ekzekutuar një peng të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. I mituri, i cili sapo ka mësuar të hedhë hapat e parë në jetë, merr instruksione nga një militant i rritur si të mbajë pistoletën, për të qëlluar pengun. Më pas ai ia arrin qëllimit, vret pengun.

Pamjet vinë fill pasi forcat irakiane morën nën kontroll pjesën jugore të Mosulit. Shtrirja e tyre në brigjet e lumit Tigër shënon një fitore simbolike dhe taktike për forcat irakiane.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: