KOBANE-ISIS mori sërish nën kontroll sot qytetin e Kobanes, pas përleshjeve të ashpra me forcat kurde, njoftoi BBC-ja, që i referohet Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Trupat kurde kishin marrë qytetin në kufi me Turqinë janarin e kaluar pas një ofensive të gjerë të mbështetur edhe nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it”, tha BBC-ja.

“Humbja e ISIS-it në Kobane kishte patur një jehonë të madhe ndërkombëtare si edhe kishte marrë një kuptim të gjerë simbolik”, shtoi ajo.

Në ndërkohë, dy ish-mauzoleume islamike u shkatërruan nga grupi i Shtetit Islamik ditët e fundit në qytetin antik të Palmiras, i rënë në duart e xhihadistëve një muaj më parë.

Xhihadistët bombarduan tre ditë më parë mauzoleumin e Mohammad Ben Ali, një trashëgimi e familjes së të afërmit të profetit Ali Ben Abi Taleb.

Ky mauzoleum ndodhej në një zonë malore, rreth katër kilometra në veri të Palmiras.

Shteti Islamik bombardoi një mauzoleum të Chkaf që datonte prej më shumë se 500 vjetësh, i njohur me emrin Nizar Abou Bahaeddine.

(a.n/ANSA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: