SIRI-Shteti Islamik ka rimarrë një qytezë mjaft të rëndësishme, e cila ishte nën kontrollin e luftëtarëve kurdë.

Qyteza ishte një pikë strategjike në luftën kundër ISIS-it, pasi ndodhet në veri të “kështjellës” së Shtetit Islamik, Raqqa në Siri. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar për BBC se qyteza Ain Issa është rimarrë nga ISIS-i ditën e sotme. Mirëpo, një zëdhënës i ushtrisë kurdë ka thënë se luftëtarët kurdë nuk janë tërhequr nga rezistenca dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Këta të fundit e morën nën kontroll qytezën vetëm dy javë më parë.

Qyteza ndodhen 50 km në Veri të Raqqa¬s. Ajo shërben si urë lidhëse mes Raqqa¬s dhe provincës së Alepos, që ndodhet në Perëndim, si edhe të provincës Hasakeh që ndodhet në Lindje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: