SHBA – Një grup hackerash të identifikuar si “CyberCaliffato”, që pretendojnë se i përkasin Shtetit Islamik, kanë sulmuar sot profilin e “CENTCOM”, Komanda e Ushtrisë Amerikane, në rrjetin social “Twitter”, ku kanë publikuar një listë të zyrtarëve amerikanë dhe kanë shkruar mesazhe kërcënuese.

“Ushtarë amerikanë po vijmë, shikoni pas shpine”, “Nuk do ndalemi, dimë gjithçka për ju, për gratë dhe fëmijët tuaj”, “Në emër të Allahut, CyberCaliffato do të vijojë xhihadin”- thuhet në disa nga mesazhet e hackerave, të publikuara në faqen e Ushtrisë Amerikane.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: