ISIS vijon të shokojë. Një burrë i akuzuar për spiunazh kryqëzohet në mes të Aleppo-s, në Siri. Imazhet po bëjnë xhiron e botës ku xhihadistët e quajtur si ‘ndëshkuesit ekzemplarë” ndëshkojnë me kryqëzim një burrë që sipas tyre i spiunonte me mikrocipe.

I kryqëzuar, duar e këmbë të lidhura pas një kryqi sipër një furgoni që shëtiti rrugët e Aleppo-s në Siri, është barbaria e radhës e ISIS. Për fondamentalistët islamikë ky burrë është fajtor pasi ka spiunuar për regjimin e Assad.

Nuk është hera e parë që terroristët në Siri e Irak vrasin me kryqëzime. Mënyrat e ekzekutimeve nga grupet xhihadiste janë konsideruar si më të tmerrshmet ndër dekada.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: