IRAK- Zyrtarët irakianë thonë se së paku 115 njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë nga shpërthimi i një makine bomb në një treg në Irak. Shpërthimi, i cili ndodhi më 17 korrik, ka rrënuar disa ndërtesa në Khan Bani Saad, i cili është rreth 30 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Shumica e viktimave ishin myslimanë shiitë, të cilët ishin mbledhur për të festuar Fitër Bajramin, festë që shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Grupi militant i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm duke thënë se vetura është vozitur nga një sulmues vetëvrasës i cili ka pasur me vete 3 tonë eksploziv.

Ndërkaq, turmat e njerëzve të zemëruar nga kjo ngjarje, kanë shprehur mllefin e tyre duke thyer dritaret e veturave të parkuara aty pranë.

Provinca Diyala ku ndodhi sulmi, ka shpallur 3 ditë zie për të nderuar viktimat.

(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: