Mundësit çeçenë që përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare po vijojnë me paraqitje të mira. Pas Zelimkhan Abakarov, që do të tentojë të marrë medaljen e artë në Botërorin e Mundjes, nën gjurmët e tij është edhe Islam Dudaev.

Në peshën deri 61 kg, Dudaev u kualifikua pa probleme në “1/8”-at e Botërorit të Mundjes. Në raundin kualifikues, mundësi kuqezi eliminoi kinezin Minghu Liu, duke e fituar ndeshjen 5-0.

Në turin tjetër Dudaev do të përballet me japonezin Rei Higuchi, ndërkohë që shpresat për një vend në podiumin e medaljeve edhe me këtë sportist janë të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb