TIRANE- Nuk kanë munguar kritikat ndaj qeverisë në ditën kombëtare të rinisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti Kastriot Islami ka akuzuar si mashtrues shefin e qeverisë Edi Rama. Sipas Islamit, fjalët që dëgjoheshin sot për kryeministrin ishin këto ‘Rama, mashtrues, mashtrues, modelin e së keqes, ai e shet si model suksesi. Kështu më tej në rrjetin social ‘FB’ Islami shkruan ‘Para 24 vjetëve të rinjtë thërrisnin: Liri-Demokraci, sot në Hotel Tirana dëgjohen fjalët : Rama, mashtrues, mashtrues. Në 8 dhjetor 2014, ditën e lirisë…ditën e rinisë, ne një aktivitet ndërkombëtar, studentet me parulla ne duar thërrasin: Rama mashtrues, mashtrues. Jemi studentë jo klientë…. E dëgjuan shqiptarët dhe ndërkombëtaret nga 50 vende… E vërteta vonon por nuk harron… Largoni “Modelin e së Keqes” që Rama e shet si “Model-Suksesi” Rama dhe Veliaj janë manekinet e Modelit te se Keqes’…

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: