​Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga Siria, të cilat me gjasë janë realizuar nga pjesëtarë të Shtetit Islamik, ku tregohet momenti i qëllimit me raketë të një helikopteri “Mil Mi-8”, prodhim rus, pronë e Ushtrisë Siriane.

Në video shihet një goditje e drejtpërdrejtë e helikopterit, dhe më pas dëgjohen klithmat e islamistëve të ngazëllyer, “Allah Akbar!…”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, festimi u ndal shpejt kur ata kuptuan se helikopteri vazhdoi që qëndroj në ajër. Në fakt, ai është një helikopter rus i prodhuar t’u rezistojë goditjeve të fuqishme, i cili vazhdoi qetësisht fluturimin e tij.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: