Shqipëri-Islandë, më 27 shtator në “Air Albania”, pritet të jetë një sfidë e zjarrtë, gjithnjë nëse të besuarit e Edy Reja-s nuk mposhten tre ditë më parë në transfertë përballë Izraelit. Kjo pritet të jetë një sfidë e shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e teknikut italian, pasi Reja-s i përfundon kontrata në nëntor.

Italiani dhe stafi i FSHF-së janë të qartë në këtë pjesë, në dy sfidat e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kërkohen 6 pikë të plotë, ose katër pikë dhe një kombinim me fat në një kohë kur pas dy ndeshjeve të para renditen në vendin e fundit në grup me vetëm një pikë. Me tre ndeshje të zhvilluara, Izraeli ndodhet në krye me 5 pikë, të ndjekur nga Islanda me 3 pikë. Së fundmi, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen kundër Islandës më 27 shtator në “Air Albania”:

302204766 5221868537912333 1842041736667167627 N
302204766 5221868537912333 1842041736667167627 N

Biletat variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja.
Në tribunat pas porte bileta kushton 750 lekë të reja.
Në tribunat këndore kushtojnë 1200 lekë të reja, në tribunat përballë do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja.
Në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë dhe në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15.000 lekë të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb