Islanda është një nga vendet që po ndjek tesimet masive në popullatë. Ishulli i Atlantikut Verior me 360 mijë banorë ka testuar 5% të popullatës së saj, rretj 17 mijë e 900 persona.

Po ashtu gjysma e testimeve janë kryer nga spitali kombëtar i Islandës kurse për gjysmën tjetër ka kontribuar një kompani farmaceutike.

Islanda është prekur nga koronavirusi prej 28 shkurtit dhe numëron 1 mijë e 220 të prekur nga të cilët 2 viktima. Ajo dhe Suedia nuk kanë vendosur mbyllje të vendit ose qyteteve apo masa shtrenguese dhe përsëri kjo nuk ka efekt negativ në përhapjen e koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb