Ishte që prej 2015 që gjaku i balenave nuk ngjyroste detin e Islandës, por kompania Hvalur ka vendosur të nisë sërish gjuetinë e këtyre gjigandëve.
Kështu ekzemplari i parë i gjatë më shumë se 20 metra, është kapur dhe transportuar në stacionin e balenave të Hvalfjörður për tu therur më pas. Pamjet e balenës që copëtohet kanë ngjallur indinjatë në rrjetet sociale në drejtim të Hvalur.
Kompania mund të gjuajë këtë vit 161 ekzemplarë, por mund të arrijë deri në 191, duke rikuperuar kështu 20% të kuotave të viteve në të cilat nuk ka vrarë asnjë gjitar.

Gjahu i zgjedhur, janë balenat e zakonshme, kafshët e dyta më të mëdha në botë dhe që janë një specie që rrezikojnë ekzistencën e tyre.

Objektivi i këtyre vrasjeve është krijimi i produkteve ushqimore nga mishi, kockat dhe yndyra. Islanda është i vetmi Vend përveç Norvegjisë që lejon gjuetinë e balenave për tregti, ndërsa Japonia zyrtarizon vrasjet e këtyre gjitarëve vetëm për zbulime shkencore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: