Gjashtëdhjetë balena pilote janë gjetur në plazh në gadishullin e Snaefellsnes, në Islandë. Kanë qenë disa turistë amerikanë që kanë dashur të shohin këtë zonë me helikopter dhe kanë gjetur balenat.

’Po udhëtonim drejt veriut kur pamë plazhin e mbushur plot me balena’, kanë treguar ata për Bbc. ‘Kemi bërë xhiro shumë herë rreth zonën për të parë nëse vërtetë ishin balena, foka apo delfin.

Në fund u ulëm dhe numëruar rreth 60 ekzemplarë, por besojmë që mund të jenë edhe të tjera të mbuluara nga rëra. Balenat pilote, që pavarësisht emrit i përkasin familjes së delfinëve, jetojnë të tufë.

Për biologen Edda Elisabet Magnusdottir është e mundur që grupi në fillim ka ndjekur gjitarët e parë të cilët kanë ngecur në plazh.

Rrymat e forta mund t’i kenë shtyrë kafshët në breg, duke e bërë të vështirë për to kthimin në det të hapur. Sipas Robert Arnar Stefansson, i Insitutit islandez të historisë natyrore, nuk është e zakonshme që balenat pilote të lëvizin në plazhe në këtë periudhë të vitit, por është e rrallë gjithashtu të gjesh kaq shumë ekzemplarë në breg.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb