ISLANDE

Të martën, një tërmet me madhësi 5.6 goditi Islandën jugperëndimore, duke tronditur ndërtesat në kryeqytetin, Reykjavik.

Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda dhe u pasua nga disa tronditje, ndodhi në 15:43 dhe u ndje në të gjithë vendin. Fatmirwsisht nuk ka raportime për lëndime në njerëz.

Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze shihet teksa deputetë janë frikësuar nga tronditjet e forta, ndërsa seanca u ndërpre për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës.

Edhe Kryeministrja Katrin Jakobsdottir po intervistohej në televizionin drejtpërdrejt nga shtëpia e saj kur gjithçka rreth filloi të dridhej.

“O Zoti im ka një tërmet”, tha ajo (minuta e 30), ndërsa kapi tavolinën para.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: