Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për çështjen e Ismail Kadaresë, nëse ka qenë apo jo disident, deklaroi se shkrimtari i njohur është kryqëzuar në 30 vjet demokraci.

Gjekmarkaj tha se Kadare mbetet kryshkrimtari i letërsisë shqipe.

“Kam admirim ndaj Fatos Lubonjës, por nuk kam qenë dakord me qasjen e tij ndaj disa figurave të rëndësishme të këtij vendi si Skënderbeu, Nënë Tereza apo Ismail Kadare. Sa herë mblidhemi ne për të debatuar me Kadare, e kryqëzojmë. Nuk jam dakord që ka qenë shërbëtor i regjimit, por kryeshkrimtari i letërsisë shqipe.

Sa i përket Qemal Lames, më duket një njeri që ka qenë hetues ndaj njerëzve që kanë kërkuar lirinë. Unë mendoj se Kadare është shkrimtar ii madh, cilësor, që ka modernizuar letërsinë shqipe. Ismail Kadare është një pasaportë ndërkombëtare shqiptare e rëndësishme”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj nënvizon se edhe Kadare, si personat e rëndësishëm në atë kohë, kishte frikë nga diktatura, prandaj mund të ketë bërë edhe lëshimet e veta.

“Sigurisht që ka bërë kompromise, ka edhe letrarë që kanë besuar tek Stalini, por më vonë kanë ndryshuar qasjen. Kadare më vonë ka bërë kompromise, por për të shpëtuar. Nuk besoj çfarë shkruan Qemal Lamen.

Ne dimë se Enver Hoxha burgoste dhe vriste çdokënd, edhe njerëz me pushtet, ai sundonte. Kadare ka jetuar me frikën e diktaturës, kështu që ka bërë lëshimet e veta dhe ajo që mbetet është vepra dhe vepra e tij është e rëndësishme shumë”, deklaroi Gjekmarkaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb