TIRANË

Panairi i librit vijon të mirëpresë shumë lexues në Pallatin e Kongreseve. Në këtë panair janë të pranishëm autorë dhe shkrimtarë të shumtë, të cilët kanë ardhur me krijimtaritë e tyre letrare për t’i shpalosur me lexuesit.

Ajo që ra në sy ishte fakti se shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare ka sjellë librin më të ri, me titull: “Kur sunduesit grinden”.

Të shumtë ishin lexuesit, të cilët kanë qëndruar para stendës së shtëpisë botuese ku ndodhet edhe Kadare për të marrë një autograf nga shkrimtari i nominuar disa herë për Çmimin Nobel” për letërsi.

Ky është edicioni i 21 i Panairit të Librit në Shqipëri. “BalkanWeb” ka ndjekur nga afër këtë panair, ndërsa mësohet se shkrimtari Kadare do të ketë edhe një bashkëbisedim me media dhe me lexuesit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb