Marsel Ismajlgeci zgjodhi të largohej nga Tirana, për të nisur një aventurë të re në Bosnjë-Hercegovinë me fanellën e Zrinjski Mostar. Nuk ka munguar një video ku Ismajlgeci i falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe lë të kuptohet se do jetë tifozi numër një i bardhebluve.

“Erdha në klub si fëmijë dhe po iki si kapiten me një eksperiencë të jashtëzakonshme në klubin më të madh në Shqipëri duke fituar shumë tituj që nga moshat. Dy tituj kampion me ekipin e parë dhe një Superkupë si kapiten dhe jam shumë krenar që isha pjesë e këtij ekipi.

Falenderoj të gjithë trajnerët që kanë pasur besim te unë dhe aftësitë e mija që fëmijë dhe falenderoj sigurisht trajnerin Shehi që kam mësuar pafundësisht prej tij.

Gjithashtu falenderoj presidentin Refik Halili që më ka mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve që kam qenë pjesë e Tironës. Falenderoj tifozët që na kanë mbështetur në çdo shkallë stadiumi. Ju uroj sa më shumë fitore dhe trofe. Forca Tirona!”-u shpreh Ismajlgeci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb