Tirana mundi 3-2 Vllazninë në finalen e Superkupës. Pas 90 minutëshit, kapiteni i bardhebluve, Marsel Ismajlgeci tha për mediat se e ka pritur me padurim këtë sukses.

“Është një ndjesi shumë e madhe. Mezi prisnim që të fitonim këtë kupë, sepse ishim të bindur që do të fitonim këtë sfidë. Goli i Vllaznisë erdhi shumë shpejt, kishim kohë që të rikuperonim dhe u thashë djemve që të vazhdonim kështu.Ndryshimi i rolit? Nuk është këmba ime, këmba e djathtë, por nëse ekipit i duhet ndihma ime në atë krah, do ta bëj që të ndihmoj skuadrën”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: