Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli, u shpreh i lumtur për fitoren dhe për lojën që zhvilloi ekipi. Mbrojtësi i cili ka lindur në Kosovë tha për RTSH se pavarësisht vendlindjes të gjithë jemi shqiptarë. Ai u shpreh se është shumë i lumtur edhe për ecurinë që po tregon ekipi i Kosovës në arënën ndërkombëtare.

“Kosova është vendi im, atje kam lindur. Ne jemi shqiptarë të gjithë. Sikur ne dhe Kosova, jemi një. Kemi pasur punë në ndeshjen e sotme, sepse kanë luajtur me topa të gjata. Në fushë është pak më vështirë. Duhet të lëvizësh gjatë gjithë kohës”, u shpreh Ismajli.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb