ITALI

Një 37-vjeçare në Itali brenda një javë humbi bashkëshortin dhe babanë nga koronavirusi. Cristina Magni nga Bergamo në provincën e Lombardisë zona më e prekur në Itali, tregon se si i humbi dy njerëzit e saj të dashur, bashkëshortin karabinier dhe babanë nga virusi i tmerrshëm.

Në fillim kur bashkëshorti u ndje keq të gjithë menduan se ishte një grip i thjeshtë por situata u përkeqësua me kalimin e ditëve.

“Menduam se ishte një grip sezonal por situata përkeqësohej nga dita në ditë. Një mbrëmje gjendja e tij u përkeqësua, por mjeku më të cilin folëm në telefon na tha të qëndronte në shtëpi. Në mëngjes ishte shumë keq mezi merrte frymë dhe e nisëm me urgjencë në spital dhe më pas ndërroi jetë”- ka thënë 37-vjecarja me lot në sy për mediat italiane.

Por para bashkëshortit ajo kishte humbur babanë e saj nga koronavirusi. Christina tregon se kishte pasur dëshirë që atë mbrëmje bashkëshorti i saj të ishte shtruar në spital por vendimi i takonte mjekut.

“Duhej ta kisha kundërshtuar, por vendimi i takonte mjekut. Tani jam penduar dhe mendoj cdo sekondë atë që i ndodhi Claudio-s. Ai pësoi arrest kardiak dhe nuk ia doli dot”-përfundon mes lotësh 37-vjecarja e cila tashmë si shpresë për të vazhduar jetën ka vajzën e saj 10-vjecare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: