Zëvëndës kryeministri e ministri italian i Punës dhe i Zhvillimit ekonomik Luigi Di Maio ka reaguar sot pas mocionit të një ditë më parë të Brukselit. Përmes komisionerit të çështjeve ekonomike të Bashkimit Europian Pierre Mosocovici, Brukseli u shpreh se manovra ekonomike e aprovuar nga qeveria italiane do ta çojë më 2019 në 2.9 % deficitin italian e në 3.1 % më vitin 2020.


Në një dalje për korrespondentët dhe agjensitë e huaja mediatike në Itali, Luigi Di Maio deklaroi se “qeveria italiane është e bindur se manovra ekonomike nuk do të kapërcejë koeficientin e 2.4% të borxhit publik për dy arsye; e para se besojnë në zhvillimin ekonomik të përcakuar nga reforma ekonomike dhe e dyta pasi bilanci i shtetit do të vazhdojë të reduktohet pas aprovimit në muajt e parë të 2019 të reformës së tenderave publike si dhe procedurës penale e civile në sistemin e punës.

Gjithashtu ministri Di Maio theksoi se “dalja nga euro nuk është në programin e qeverisë Conte.”

“Si lider i Lëvizjes 5 Yje e si anëtar i qeverisë, tha ai, garantoj se Italia nuk do të dalë nga eurozona. Gjatë këtij viti të fundit, jam bindur, tha ai, nga ndryshimi i faktorëve politkë dhe i vetëdijes politike të institucioneve europiane.”

Përballë mediave të huaja zëvëndës kryeministri italian Luigi Di Maio ka komentuar dhe raportin e tij me aleatin qeverisës Matteo Salvini të shfaqura të tensionuara pas debateve të fundit në parlament mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

BalkanWeb

Etiketa: