ITALI- Ndaj katër shqiptarëve të arrestuar kërkohet 27 vite burg në total, pasi dyshohet se janë autorët e disa vjedhjeve, grabitjeve si dhe kërcënimeve dhe shantazheve të ushtruara kryesisht ndaj fëmijëve në shtetin fqinj.

Grupi i shqiptarëve akuzohet për 86 raste të dhunimit të pronës si dhe 39 raste të tjera për bastisje të shtëpive, aksione këto të cilat dyshohen se janë zhvilluar gjatë vitit 2012- 2013, raporton BalkanWeb.

Siç raportojnë mediat fqinje, prokurori i çështjes ka kërkuar nëntë vite burg për Tufik Merxhonin, Marenglen Beshin dhe Renato Tamajn nga 5 vite secili dhe 8 për Edi Dardhën. Ende nuk është dhënë vendimi final, por në rast se do të vërtetohen të gjitha akuzat, shqiptarët rrezikojnë të dënohen  me 27 vite burg në total.

Ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre, të cilat do të përdoren nga togat e zeza për t’i dënuar apo për t’i lënë të lirë për mungesë provash.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb